+355 68 205 2700

Kush jemi

“Neranxi Pack”, një aktivitet mbi dy dekada në tregun shqiptar dhe rajonal, operon në sektorin e ambalazheve ushqimore të letrës dhe kartonit.
Kompania Neranxi, e cila zhvillon aktivitetin në sektorin e ushqimeve prej më shumë se tre dekadash, ndërtoi një linjë supermoderne shtypshkronjash për të plotësuar nevojat e klientëve të saj me ambalazhe. Ndërkohë sot, “Neranxi Pack” operon si një biznes më vete, por shumë i rëndësishëm për të kompletuar shërbimin ndaj klientit, i cili pasi siguron produktet ushqimore të cilësisë maksimale në Kompaninë Neranxi, zgjedh dhe ambalazhin e duhur për produktet finale, tek “Neranxi Pack”.

Qëllimi i paketimit të ushqimit

Funksioni themelor i paketimit të ushqimit është padyshim që të mbajë ushqimin sipas disa kritereve. Në fakt, paketimi i ushqimit duhet të marrë parasysh madhësinë e produktit, konsistencën e tij dhe çdo ndërveprim midis ushqimit dhe materialit të paketimit.

Ambalazhimi i mirë i ushqimit gjithashtu do të thotë të mbrojë ushqimin gjatë transportit, duke mos lejuar që të dëmtohet. Prandaj, paketimet duhet të jenë mjaftueshëm rezistente ndaj ndikimeve të mundshme.

Ambalazhi ushqimor i “Neranxi Pack” realizohet me teknologjinë me të avancuar dhe përdoren materiale avanguard të cilësisë maksimale, sipas të gjitha standarteve të përcaktuara nga autoritetet përkatëse të BE-së.
Prandaj ato ruajnë karakteristikat optimale të ushqimit dhe garantojnë sigurinë e tij.

Ambalazhe

Përkufizimi i ambalazhit të ushqimit përfshin të gjitha ambalazhet që mund të përmbajnë ushqime, të çdo lloji, duke respektuar dhe ruajtur karakteristikat e tij. Ndërsa menaxhohen çdo ditë sasi të mëdha ambalazhesh ushqimore, shpesh nuk i jepet rëndësi funksioneve që duhet të kryejë paketimi i ushqimit.

Misioni ynë

“Neranxi Pack” ka ndjekur vazhdimisht filozofinë e bizneseve të tjera të brandit “Neranxi”, i cili në thelb kërkon t’i shërbejë klientit duke e informuar, edukuar dhe orientuar drejt risive dhe praktikave më të mira në sektorin e ushqimit. “Neranxi Pack” lindi edhe si një dëshirë për të sjellë ndryshime sinjifikative në sektorin e ambalazhit ushqimor dhe mbi të gjitha për të reduktuar impaktin negativ që ka në ambient ambalazhi plastik.

Promovim

Ambalazhi si një instrument i rëndësishëm marketingu

Sipas shumë studimeve të marketingut, një ambalazhim edhe i vetëm (pa marrë parasysh produktin që ka brenda), mund të influencojë qindra njerëz. Ai është mjeti për transmetimin e vlerave të një biznesi, vlera që mund të mos jenë aq të qarta nëse grafika nuk është projektuar saktë. Paketimi është përfaqësimi fizik i personalitetit të një marke, një mjet kyç identiteti. Ndihmon për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit për një produkt specifik në një treg gjithnjë e më shumë konkurrues.
Për këtë arsye, “Neranxi Pack” ka vënë në shërbim të klientëve një staf shumë profesional për të ndërtuar dizajne të personalizuara. Klientët gjithashtu mund ta bëjnë edhe vetë dizajnin e ambalazheve të tyre, në opsionin e veçantë të vendosur në neranxipack.al.

Komunikimi me klientin në termat e marketingut, kalon gjithashtu edhe përmes materialeve. Duke qenë se materialet e paketimit të ushqimeve duhet të jenë absolutisht të sigurta dhe jo toksike, është mirë që ato të jenë edhe të biodegradueshme ose të riciklueshme. Paketimi në letër dhe karton, në fakt mund të jetë një nxitje e shkëlqyer për të blerë: konsumatorët në vendet e zhvilluara janë gjithnjë e më të vëmendshëm ndaj çështjeve mjedisore, prandaj zgjedhja e tyre ndikohet gjithnjë e më shumë nga materiali me të cilin është bërë ambalazhi. Këtë sensibilitet, në këto nivele, duam ta krijojmë edhe tek konsumatori shqiptar.

filozofia e punës tonë

Të gjithë ekspertët e këtij sektori, punojnë që ambalazhet “Neranxi” të jenë:

  • Të sakta: në projektim, prodhim e më pas në përdorim.
  • Të sigurta: të mbrojnë shëndetin e çdo individi dhe të komunitetit.
  • Të aksesueshme: të thjeshta në përdorim.
  • Autentike: të ndërtojnë një raport të menjëhershëm me përdoruesin.
  • Informative: të garantojnë informacionin e nevojshëm dhe të dobishëm.
  • Kontemporane dhe vizionare: të ndjekin shijet e shoqërisë së cilës i propozohen, por dhe elemente të së ardhmes.
× Si mund t’ju ndihmojmë?